Një ekip shkencëtarësh të ushqimit ka gjetur një lidhje të mundshme midis konsumimit të shpeshtë të ushqimeve të skuqura dhe rritjes së niveleve të ankthit dhe depresionit.

Në studimin e tyre, të raportuar në Proceedings of the National Academy of Sciences, ekipi përshkruan analizën e tyre të të dhënave të pacientëve për 140,728 njerëz.

Ekipi hulumtues vuri në dukje se përpjekjet e mëparshme kërkimore kanë gjetur lidhje midis modeleve të dietës perëndimore dhe problemeve të shëndetit mendor. Duke dyshuar se të paktën disa nga këto prova mund t’i atribuohen konsumimit të shpeshtë të ushqimeve të skuqura, ekipi krahasoi shkallët e ankthit dhe depresionit të raportuar me përshkrimet e sjelljeve të të ngrënit që përfshijnë konsumimin e shpeshtë të ushqimeve të skuqura.

Ata zbuluan se ata që raportuan se kishin ngrënë shumë ushqime të skuqura kishin më shumë gjasa të diagnostikoheshin me simptoma ankthi dhe/ose depresioni. Më konkretisht, ata zbuluan se simptomat u rritën me 7% deri në 12% te njerëzit që raportuan se hanin ushqime të tilla dhe se rreziku më i madh duket se lidhet me ngrënien e patate të skuqura.

Duke hetuar pse ngrënia e ushqimeve të tilla, ato mund të rrisnin mundësitë e zhvillimit të problemeve të shëndetit mendor, ekipi izoloi akrilamidin, (një përbërës kristalor organik i tretshëm në ujë), të cilin ata e përshkruajnë si një ndotës të përpunimit të ushqimit që ndodh kur ushqimet skuqen.

Studiuesit testuan efektin e akrilamidit te peshqit zebër dhe zbuluan se ai reduktoi gatishmërinë e tyre për t’u eksploruar në territore të reja dhe në shoqërueshmërinë e tyre, të dyja shenjat e skototaksisë dhe tigotaksisë, të cilat janë sjellje të peshkut që mendohet të jenë të ngjashme me stresin dhe depresionin tek njerëzit. Ata zbuluan gjithashtu se konsumimi i akrilamidit zvogëlon shprehjen e tjp2a, e cila është gjetur se luan një rol në përshkueshmërinë e barrierës gjaku-tru.

Ekipi hulumtues sugjeron se nevojitet më shumë punë për të vërtetuar përfundimisht se konsumimi i shpeshtë i ushqimit të skuqur çon në probleme të shëndetit mendor – ata pranojnë se ishte e mundur që njerëzit në grupin e të dhënave që ata studiuan të hanin më shumë ushqim të skuqur sepse vuanin nga ankthi ose depresioni.

Hulumtimi: Anli Wang et al, High fried food consumption impacts anxiety and depression due to lipid metabolism disturbance and neuroinflammation, Proceedings of the National Academy of Sciences (2023). DOI: 10.1073/pnas.2221097120

Burimi: psychologynow.gr
Përgatiti: Fon Ilia, Psikolog Klinik – Holistic Coach
CEO – Institute of Body Language Albania