Studiuesit thonë se kjo është prova e parë klinike njerëzore që tregon se vitamina D mund të ndikojë në zhvillimin e trurit, duke vënë në dukje nocionin se vitamina D ka efekte të rëndësishme në sistemin tonë nervor qendror.
Në një studim të ri ndërkombëtar, u zbulua se doza të larta të vitaminës D rritin ndjeshëm zhvillimin e trurit dhe shtimin në peshë tek fëmijët e kequshqyer.
Vitamina D, e njohur edhe si “vitamina e diellit”, është veçanërisht e famshme për efektet e saj të dobishme në shëndetin e kockave dhe muskujve. Një studim i mëparshëm zbuloi se kjo vitaminë e veçantë mund të na mbrojë edhe nga ftohja dhe gripi. Tani, një studim i ri i kryer nga i njëjti ekip shkencëtarësh zbulon edhe më shumë përfitime.
Doza e lartë e vitaminës D rrit ndjeshëm shtimin në peshë tek fëmijët e kequshqyer. Kjo mund të revolucionarizojë menaxhimin e kequshqyerjes së rëndë, e cila prek 20 milionë fëmijë në mbarë botën, thonë studiuesit.
Studimi u krye në Pakistan, ku rreth 1.4 milionë fëmijë jetojnë tw kequshqyer mjaft keq dhe janë në rrezik të shtuar të efekteve afatgjata në shëndetin e tyre fizik dhe mendor. Aktualisht, suplementet ushqimore që rrisin energjinë janë trajtimi i zakonshëm për këtë gjendje, por ato përmbajnë sasi relativisht të vogla të vitaminës D.
Studimi përfshiu 185 fëmijë të kequshqyer rëndë të moshës 6-58 muajsh, të cilët iu nënshtruan një trajtimi tetë-javor me suplemente ushqimore për të rritur energjinë dhe gjithashtu rastësoi disa fëmijë me vitaminë D shtesë orale (dy doza prej 200,000 sipas sistemit ndërkombëtar të njësive / 5 miligramë, të administruara nga goja) ose duke marrë një placebo.
Pas një periudhe tetë-javore, fëmijët që merrnin suplemente shtesë të vitaminës D treguan përmirësime të rëndësishme klinikisht në peshën e tyre. Mesatarisht, fëmijët në këtë grup fituan një shtesë prej 0,26 kg (0,57 lb) krahasuar me grupin e kontrollit.
Për më tepër, plotësimi me vitaminë D shtesë çoi në një reduktim të ndjeshëm të numrit të fëmijëve me zhvillim motorik të vonuar, zhvillim të vonuar të të folurit dhe zhvillim të përgjithshëm të vonuar, në disa raste që arrinin të mësonin të ecin ose të flisnin.
Studiuesit vënë në dukje kufizimet e studimit, duke përfshirë se ai nuk hetoi ndryshimin në dozën e vitaminës D për të përcaktuar nëse një dozë më e ulët do të ishte e mjaftueshme për zhvillimin e trurit dhe shtimin e peshës.
Për më tepër, megjithëse nuk u vërejtën asnjë efekt negativ në këtë studim, duhet të merret parasysh më tej mundësia e efekteve të padëshiruara që mund të lindin nga përdorimi klinik i vitaminës D në doza të larta.
Gjetjet u botuan në American Journal of Clinical Nutrition.
Burimi: psychcentral.com
Përgatiti: Fon Ilia, Psikolog Klinik – Holistic Coach
CEO – Institute of Body Language Albania

