Ne mund të përmirësojmë kujtesën afatshkurtër dhe të kujtojmë në mënyra të thjeshta të bazuara në neuroshkencë.

Të gjithë do të dëshironin të përmirësonin kujtesën e tyre afatshkurtër dhe aftësinë për të kujtuar pothuajse menjëherë. Shpesh kemi një ide e cila na duket e rëndësishme, por përpara se ta shkruajmë, e kemi harruar. Për të gjithë ne ka gjëra që do të donim t’i kujtonim por nuk mund t’i mbajmë mend. Dhe ky është një problem, sepse kur bëhet fjalë për suksesin, ajo që dini dhe ajo që bëni me atë njohuri, mund të bëjë ndryshimin.

Pra, çfarë mund të bëjmë kur duhet të kujtojmë diçka të rëndësishme? Shumica e teknikave të përmirësimit të kujtesës, të tilla si mnemonika, pallati i kujtesës, etj., kërkojnë shumë përpjekje. Neuroshkenca mund të na ndihmojë me këtë: Nëse dëshironi provoni mënyrat e mëposhtme të thjeshta për të rritur kujtesën dhe kujtesën afatshkurtër.

  1. Parashikoni që në fakt do të mbani mend atë që dëshironi të mbani mend
    Një studim i vitit 2011 i botuar në Revistën Kanadeze të Psikologjisë Eksperimentale (Journal of Experimental Psychology), tregon se të pyesësh veten nëse do të kujtosh diçka, përmirëson ndjeshëm shanset për ta kujtuar atë, në disa raste me gati 50 për qind. Kjo është veçanërisht e vërtetë për të kujtuar gjërat që dëshironi të bëni, siç është kujtesa e ardhshme. Kujtesa e ardhshme përfshin kujtimin për të kryer një veprim të planifikuar, ose për të kujtuar një qëllim të planifikuar, në një moment në të ardhmen.

Nuk është e qartë pse kjo funksionon. Akti i parashikimit mund të jetë si një provë e vogël për veten tuaj. Hulumtimet kanë treguar se testimi i vetvetes është një mënyrë shumë efektive për të përshpejtuar procesin e të mësuarit.

Ajo që është e qartë është se akti i pritjes ndihmon hipokampusin e trurit tonë të formësohet më mirë dhe t’i regjistrojë këto kujtime për akses në të ardhmen. Pra, nëse doni të mbani mend të bëni diçka në të ardhmen, parashikoni që do ta mbani mend atë.

  1. Thuaje me zë të lartë
    Të gjithë kemi parë njerëz që përsërisin gjërat që mësojnë me zë të lartë, ose thjesht i formojnë fjalët me buzët e tyre. Një studim i vitit 2010 i botuar në Revistën Kanadeze të Psikologjisë Eksperimentale zbuloi se thënia e fjalëve me zë të lartë, ose thjesht formimi i tyre me buzët, i bën ato më të dallueshme. Ai i veçon ato nga të gjitha fjalët e tjera që mendojmë, kështu që ato janë më të lehta për t’u mbajtur mend.
  2. Provojeni për 40 sekonda
    Konsolidimi i kujtesës është procesi i konvertimit të kujtimeve të përkohshme në kujtime më të qëndrueshme dhe afatgjata. Edhe pse procesi i konsolidimit të kujtesës mund të përshpejtohet, ruajtja e një kujtese në një mënyrë që do të zgjasë kërkon kohë.

Një mënyrë për të rritur mundësit tuaja është të përsërisni atë që dëshironi të mbani mend për 40 sekonda. Një studim i vitit 2015 i botuar në Journal of Neuroscience tregoi se një periudhë e shkurtër praktike rrit ndjeshëm shanset për të kujtuar atë që keni përsëritur.

Sipas studiuesve, kjo “periudhë e shkurtër praktike ka një efekt të madh në aftësinë tonë për të kujtuar ngjarje komplekse dhe realiste gjatë një deri në dy javë”. Një periudhë kohe që duket mjaft e gjatë për të realizuar atë që shpresojmë të kujtojmë.

Burimi: psychologynow.gr
Përgatiti: Fon Ilia, Psikolog Klinik – Holistic Coach
CEO – Institute of Body Language Albania