Sindroma e të ushqyerit gjatë natës u përshkrua për herë të parë në vitin 1955 nga Stuncard si një çrregullim i të ngrënit i karakterizuar nga anoreksia në mëngjes, ngrënia e tepruar në mbrëmje (ngrënia e 25% të marrjes të ushqimit ditor pas vaktit të mbrëmjes) dhe pagjumësia.
Në thelb, ajo u mendua si një përgjigje jopërshtatëse ndaj stresit që prek kryesisht të njerëzve obezë me disa përpjekje të pasuksesshme për të humbur peshë. Në fakt, rreth 28% e personave obezë e shfaqin këtë sjellje dhe madje është një faktor kyç që pengon kontrollin e peshës.
Që nga viti 2013, kjo sindromë është përfshirë në Çrregullimet e të Ushqyerit në Manualit Diagnostik dhe Statistikor të Çrregullimeve Psikiatrike, botimi i 5-të (American Psychiatric Association, 2013).
Simptomat përfshijnë:
– episode të përsëritura të ushqyerjes gjatë natës, me konsumimin e ushqimit menjëherë pas gjumit ose me konsumimin e tepërt të ushqimit pas vaktit të mbrëmjes
– konsumimi i ushqimit bëhet me vetëdije
– personi kujton se ka ngrënë ushqim
– ushqyerja gjatë natës nuk shpjegohet nga ndikimet e jashtme (p.sh. ndryshimet në ciklin gjumë-zgjim të individit)
– ushqyerja gjatë natës nuk shpjegohet me zakonet sociale lokale
– shkakton shqetësim të konsiderueshëm tek personi
– rezulton në një rënie të funksionalitetit të tij në fushat kryesore të jetës së tij (profesionale, sociale, ndërpersonale, etj.)
Zakonisht, për shkak të anoreksisë në orët e mëngjesit personi e anashkalon vaktin e mëngjesit, ha një drekë të lehtë dhe përqendrohet në vaktin e mbrëmjes, i cili për shkak të urisë së mëparshme është veçanërisht i pasur. Personi hyn në një cikël vicioz ankthi dhe trishtimi që çon në pagjumësi, e cila lehtësohet përkohësisht duke marrë koks ushqimor.
Gjithashtu vërehet se disa njerëz vonojnë gjumin për të qenë në gjendje të konsumojnë më shumë ushqim dhe të tjerë ndërpresin gjumin për të “plotësuar” atë që mungon.
Por çfarë mungon në të vërtetë?
Sindroma e të ushqyerit gjatë natës vërehet shpesh te njerëzit me një ndjenjë të fortë vetmie, shqetësimi, stresi të fortë dhe varësia ndaj disa ushqimeve (p.sh. patatinat, çokollata), në mungesë të të cilave ata nuk mund të bien në gjumë ose kanë vështirësi. Ka qartësisht faktorë predispozues që janë lidhur me sindromën, pasi ajo gjendet tek të afërmit e shkallës së parë.
Si të ndaloj vizitat e natës në frigorifer?
Së pari, është e rëndësishme të bëhet një vlerësim për të përjashtuar çrregullime të tjera të lidhura me të, të tilla si çrregullimi i ngrënies së tepërt (në të cilin personi konsumon sasi të tepërta ushqimi në krahasim me ushqimin gjatë natës, ku sasitë mund të jenë normale) ose parasomnia e marrjes së ushqimit të lidhur me gjumin. (ku marrja e ushqimit është e pavullnetshme dhe nuk ka kujtim të ngjarjes).
Nga atje e më tej, personi ka nevojë për mbështetje psikologjike për të eksploruar mendimet që e shtyjnë të hajë, por për të mësuar mënyra alternative të menaxhimit të emocioneve të tij, dhe për mbështetje nga një nutricionist në mënyrë që të miratojë një plan të duhur diete që do të mbulojë nevojat e tij ditore, por nuk do të jetë gjithashtu e dëmshme për shëndetin e tij.
Disa këshilla përgjithësisht të dobishme janë:
– Flini mjaftueshëm
– Shmangni përdorimin e substancave nëse nuk rekomandohet nga mjeku juaj
– Rregulloni dietën tuaj në një mënyrë që të plotësoni nevojat tuaj fizike
– Hani të paktën një mëngjes të vogël edhe nëse nuk jeni të uritur
– Të hiqni nga shtëpia ushqimet që ju tundojnë
– Kufizoj konsumin e kafeinës, nikotinës dhe alkoolit.
– Të “lexoj” sinjalet e trupit tim para se të mbarojë së ngrëni.
– Të mbaj parasysh se nëse nuk ngopem me darkë mund të ha një meze të lehtë.
– Nëse pas ngrënies së ushqimit jam ende i uritur, duhet të pyes veten pse jam i uritur (biologjikisht ose emocionalisht), çfarë po përpiqem të mbuloj
– Të shtyj dëshirën për të ngrënë për 5 minuta
– Të gjej një aktivitet alternativ për këtë situatë, p.sh. t’i telefonoj një person të dashur
_______________________________________
Biliografi:
• Allison, K. C., & Tarves, E. P. (2011). Treatment of night eating syndrome. The Psychiatric clinics of North America, 34(4), 785–796. doi:10.1016/j.psc.2011.08.002
• American Psychiatric Association. (2013). Diagnostic and statistical manual of mental disorders (DSM-5®). American Psychiatric Pub.
• Stunkard, A. J., Grace, W. J., & Wolff, H. G. (1955). The night-eating syndrome: a pattern of food intake among certain obese patients. The American journal of medicine, 19(1), 78-86.
Përgatiti: Fon Ilia
Holistic Coach- Mas. Psikolog klinik
CEO, Institute of Body Language Albania

