Në Fier, në spitalin “Memorial”, është zhvilluar një trajnim i veçantë për personelin shëndetësor me fokus në përdorimin e gjuhës së trupit. Ky trajnim ka për qëllim të ndihmojë stafin e spitalit të mësojë si të komunikojë me efikasitet dhe të krijojë një mjedis të ngrohtë dhe të besueshëm për pacientët.
Gjuha e trupit është një mjet i fuqishëm komunikimi që përfshin shprehjen e emocioneve, ndjenjave dhe qëllimeve përmes ekspresioneve fytyrës, pozicionimit të trupit dhe lëvizjeve të ndryshme. Përdorimi i gjuhës së trupit në marrëdhëniet me pacientët mund të ndikojë në marrëdhëniet e tyre me stafin shëndetësor dhe në ndjesinë e tyre të sigurisë dhe besimit.
Trajnimi u organizua nga z.Ksenofon Ilia, specialis në fushën e gjuhës së trupit dhe psikologjisë. Pjesëmarrësit u njohën me konceptet bazë të gjuhës së trupit dhe mësuan teknikat e përdorimit të saj në marrëdhëniet me pacientët. Ata praktikuan ndryshimet e pozicionimit të trupit, gjestet e duarve, mënyrat e shprehjes së interesit dhe mirëkuptimit përmes gjuhës së trupit.
Gjatë trajnimit, personeli i spitalit “Memorial” në Fier fitoi aftësi të reja për të kuptuar dhe interpretuar shenjat e komunikimit joverbal të pacientëve. Ata mësuan si të identifikojnë ndjenjat e pacientëve përmes ekspresioneve fytyrës dhe trupit, dhe si të përgjigjen në mënyrë të përshtatshme.
Ndiqni më poshtë një fragment të shkëputur nga trajnimi:

