E megjithatë, ka njerëz që i zë paniku kur dëgjojnë zilen e telefonit. Madje edhe në një epokë kur rrallë ndahemi nga celularët tanë…
Telefonofobia njihet pjesërisht si një çrregullim i ankthit social. Ata që vuajnë nga kjo mund të ndihen më rehat në një dhomë me të panjohur ose kur u duhet të dërgojnë dhjetëra mesazhe. Por kur i sjellin kufjet në vesh, ata nuk durojnë.
Telefonofobia njihet pjesërisht si një çrregullim i ankthit social. Ata që vuajnë nga kjo mund të ndihen më rehat në një dhomë me të panjohur ose kur u duhet të dërgojnë dhjetëra mesazhe. Por kur i sjellin kufjet në vesh, ato copëtohen.
“Nuk ka të bëjë me pajisjen e telefonit, ka të bëjë më shumë me ndërveprimin,” vëren Jill Isenstadt, presidente e Joyable, e një program terapie në internet për njerëzit me probleme psikologjike. Teknologjia moderne, e cila lejon komunikimin pa bisedë të drejtpërdrejtë, maskon problemin e fobisë së përmendur. Si rezultat, e bën më të vështirë zbulimin ndërsa në të njëjtën kohë nuk ka prova të grumbulluara për çrregullimin në fjalë.
Sipas Isenstadt, ka klientë “të cilët vijnë tek ne që janë prapa në karrierën e tyre sepse ndihen kaq të stresuar kur duhet të ndërveprojnë me njerëz të tjerë”.
Siç shkruan BBC, kjo fobi ka qenë “mes nesh” shumë kohë përpara se të dilnin reklamat e smartfonëve. Poeti dhe autori anglez Robert Graves shkruan në autobiografinë e tij të vitit 1929 se si ai zhvilloi një fobi të thellë ndaj telefonit pasi u plagos gjatë Luftës së Parë Botërore.
Klientët e Isenstadt kanë zhvilluar këtë fobi të veçantë për një sërë arsyesh. “Për shumë njerëz, telefoni është një “vend” shtesë ku mund të thonë gjërat e gabuara”. Një nga klientët e saj është një shitëse 27-vjeçare, e cila dridhet nga mendimi se do të ngatërroj fjalët e saj ose do të marrë shumë kohë për t’u përgjigjur, gjë që do ta vendosë atë në pozitë të vështirë në sytë e klientëve dhe kolegëve të saj. Në një rast tjetër, një grua 52-vjeçare e cila punon si këshilltare financiare, shqetësohet se gjatë bisedave telefonike do të shfaqet si një person me mprehtësi të ulët. Kështu që ajo ja doli me zgjidhjen e komunikimit me klientët e saj nëpërmjet e-mail, në mënyrë që të mund të kontrollonte përgjigjet e saj pa pushim.
Dhe trajneri i shitjeve Jeff Shore vë në dukje se shumë shitës mbushen me djersë të ftohta kur u duhet të ndjekin diktatet e telemarketingut. “Njerëzit në shitje online thonë se nuk duan të shqetësojnë njerëzit. Ata nuk duan të jenë nga ata njerëz të cilat shqetësojnë, të themi, një familje në kohën e darkës”.
Shumica e terapistëve i qasen fobisë përmes sjelljes njohëse për të ndihmuar pacientët ta kapërcejnë atë. Isenstadt u kërkon klientëve të saj të identifikojnë mendimet që kanë në telefon dhe i udhëzon në rrugët e shërimit përmes një sërë skenarësh.
“Ne i ndihmojmë të kuptojnë se nuk është diçka e rrezikshme”, thotë ai dhe sipas publikimit, ka telefonata pa dhimbje si për të porositur një picë në piceri. “Në momentin kur zbuloni se frika juaj më e keqe nuk korrespondon me realitetin ose nuk verifikohet, atëherë ndryshon këndvështrimi me të cilin “shikoni” një bisedë telefonike”.
Fobia e telefonit prek punëtorët – përveç atyre të shitjeve – të cilët ndjekin një karrierë në gazetari, për shembull, ose në drejtësi, ku marrëdhëniet me publikun dhe përgjithësisht ata që komunikojnë me njerëz të tjerë është një element kyç i punës së tyre.
Burimi: newsbeast.gr
Përgatiti: Fon Ilia, Psikolog Klinik – Holistic Coach
CEO – Institute of Body Language Albania

