Njeriu mund të ndryshojë, sa të dojë, sado e çuditshme tingëllon.


Ai që dëshiron të ndryshojë diçka në vetvete, duhet të bëjë një zhytje të thellë brenda vetes. Kjo zhytje kërkon shumë guxim dhe forcë, kështu që nuk është për të gjithë. Por kjo zhytje është fillimi i ndryshimit.


Askush nuk e vëzhgon veten e tij, nuk merr përgjegjësinë e plotë për të, nuk regjistron se cilët elementë në të e ndihmojnë dhe cilët jo, dhe më pas përpiqet në mënyra të ndryshme t’i modifikojë ato. I gjithë ky proces nuk bëhet brenda një dite, që nga momenti kur njeriu bën zhytjen. Ajo zhvillohet gjatë gjithë jetës së një personi.


Njeriu që jeton me vetëdije nuk pushon duke thënë “Ky jam unë! Nuk ndryshoj!”, por është në kërkim të vazhdueshëm për t’u bërë një njeri më i mirë, fillimisht për veten e më pas për të tjerët.


Dhe mos u mashtroni se nuk po flasim për gjetjen apo arritjen e përsosmërisë, por për përpjekjen dhe rëndësinë e ndryshimit.


Përgatiti: Fon Ilia, Psikolog Klinik – Holistic Coach

CEO – Institute of Body Language Albania