Duket se mënyra më e mirë për të rregulluar emocionet tuaja është të filloni duke zgjedhur mjedisin tuaj.


Në një studim, psikologët nga Universiteti Stanford vunë re se përse disa njerëz reagojnë ndryshe ndaj një ngjarjeje shqetësuese dhe zbuluan se motivimet e njerëzve luajnë një rol të rëndësishëm në mënyrën se si reagojnë.


Studimi i tyre zbuloi se kur një person dëshironte të qëndronte i qetë, ai mbetej relativisht i patrazuar nga reagimet e forta të njerëzve të zemëruar, por nëse ata donin të ndiheshin të zemëruar, atëherë ata ndikoheshin fort nga njerëzit e zemëruar.


Studiuesit zbuluan gjithashtu se njerëzit që donin të ndiheshin të zemëruar gjithashtu treguan një reagim më të fortë emocional kur mësuan se njerëzit e tjerë ishin po aq të mërzitur sa ata, sipas rezultateve të një sërë eksperimentesh laboratorike që studiuesit kryen.


Gjetjet e tyre, të publikuara më 13 qershor (2019) në Journal of Experimental Psychology. “Në përgjithësi, hulumtimi zbulon se njerëzit fitojnë më shumë kontroll mbi mënyrën se si preken emocionet e tyre sesa e kishin kuptuar më par”,- argumentojnë studiuesit.


“Ne e dimë prej kohësh që njerëzit shpesh përpiqen të kontrollojnë dhe rregullojnë emocionet e tyre kur mendojnë se nuk po i ndihmojnë”, tha James Gross, profesor i psikologjisë në Shkollën e Shkencave Humane dhe Shkencave të Stanfordit. Ky grup studimesh zgjeron këtë njohuri duke treguar se njerëzit gjithashtu mund të rregullojnë se si ndikohen nga emocionet e të tjerëve.


Si ndikojnë njerëzit e tjerë në emocionet tona?


Për të mësuar se si reagojnë njerëzit ndaj situatave që i shqetësojnë ata dhe si reagojnë ndaj të tjerëve rreth tyre, studiuesit në një seri studimesh laboratorike me 107 pjesëmarrës studiuan zemërimin e qytetarëve ndaj ngjarjeve të ngarkuara politikisht, si djegia e flamurit amerikan ose abuzimi i të burgosur nga ushtarët amerikanë në burgjet e Abu Ghraib;


Studiuesit zbuluan se pjesëmarrësit të cilët donin të ndiheshin më pak të zemëruar kishin tre herë më shumë gjasa të ndikoheshin nga njerëzit që shprehnin emocione të qeta sesa nga njerëzit e zemëruar.


Por pjesëmarrësit që donin të ndiheshin të zemëruar kishin gjithashtu tre herë më shumë gjasa të ndikoheshin nga njerëz të tjerë që ishin më të zemëruar se ata, në krahasim me njerëzit me emocione më të qeta. Studiuesit zbuluan gjithashtu se këta pjesëmarrës kishin një përgjigje emocionale më të fortë kur mësuan se të tjerët ndjenin emocione të ngjashme me ta.


“Shkalla në të cilën njerëzit thanë se ishin të motivuar për të ndjerë ose jo emocione të caktuara, parashikoi se sa do të ndikoheshin kur ekspozoheshin ndaj emocioneve nga anëtarët e tjerë të grupit”- tha Amit Goldenberg, autori kryesor i studimit.


Emocionet si mjete


“Studiuesit, në studimet e mëparshme, kanë gjetur kryesisht se emocionet e njerëzve ndikohen automatikisht, përmes një reagimi të pavetëdijshëm dhe të menjëhershëm ndaj emocioneve të njerëzve të tjerë”, -tha Goldenberg. Hulumtimi i ri i ekipit të tij sfidon këtë perspektivë.


“Emocionet tona nuk janë pasive, as automatike, tha Goldenberg. Është si një mjet pasi ne kemi aftësinë për të përdorur emocionet tona për të arritur qëllime të caktuara dhe për të shprehur emocione të caktuara për të bindur njerëzit e tjerë që t’i bashkohen qëllimit tonë kolektiv”.

“Sidomos në rrjetet sociale, ne përdorim emocionet për t’u bërë të ditur miqve tanë se jemi të interesuar për temat e ndryshme të grupit dhe t’u bëjmë të ditur se ne jemi pjesë e tij”.


“Studiuesit argumentojnë se kërkime të mëtejshme duhet të kryhen për të kuptuar marrëdhënien midis njerëzve dhe emocioneve të tyre. Një nga çështjet e ardhshme” që Goldenberg thotë se- “dëshiron të shqyrtojë më tej është nëse dëshira e njerëzve për të parë dhe përjetuar emocione të caktuara rreth tyre është në qendër të mënyrës se si ata zgjedhin rrjetin e miqve dhe njerëzve të tjerë përreth tyre”.


“Duket se mënyra më e mirë për të rregulluar emocionet tuaja është të filloni me zgjedhjen e mjedisit tuaj, tha Goldeberg. Nëse nuk doni të zemëroheni sot, një mënyrë për ta bërë këtë është të shmangni njerëzit e zemëruar. Por a preferojnë disa njerëz emocione më intensive se të tjerët? Këto janë pyetjet e radhës që do të hetojmë”.


Burimi: Amit Goldenberg et al. Beyond emotional similarity: The role of situation-specific motives., Journal of Experimental Psychology: General (2019)

Përgatiti: Fon Ilia, Psikolog Klinik – Holistic Coach

CEO – Institute of Body Language Albania