Pasi çifti futet në këtë model, është e vështirë të dalin prej tyre.
Ky model është një shenjë klasike se marrëdhënia është në telashe. “Reagimi i heshtur” është një nga modelet më të zakonshme dhe toksike në një marrëdhënie. Është modeli që psikologët e quajnë “kërkesë – tërheqje”.
Ndodh kur njëri partner kritikon, ankohet dhe kërkon gjëra, ndërsa partneri tjetër tërhiqet ose përgjigjet përmes “përgjigjes së heshtur”. Shpesh partneri që kërkon është gruaja dhe burri është ai që tërhiqet.
Megjithatë, pavarësisht se çfarë roli merr secili partner, ky model është po aq i dëmshëm dhe fatkeqësisht i vështirë për të dalë nga çiftet.
Profesori i psikologjisë Paul Schrodt, i cili ka studiuar modelin e kërkesë-tërheqjes, tha:
Është modeli më i zakonshëm i konfliktit në martesë apo në përgjithësi në çdo marrëdhënie serioze dhe krijon pasoja negative në të.
Studiuesit analizuan 74 studime të ndryshme që përfshinin më shumë se 14,000 njerëz. Ata zbuluan se çiftet që shfaqnin modelin “kwrkesw-tërheqje” ndjenin pak kënaqësi në marrëdhënie, ndërkohë që shfaqnin nivele të ulëta intimiteti dhe komunikim të dobët.
Çiftet që përjetonin këtë model shfaqnin gjithashtu ankth dhe agresion më të lartë. Ata madje kishin përjetuar simptoma fizike si probleme me zorrët, mosfunksionim erektil dhe mosfunksionim të traktit urinar.
Profesor Schrodt tha: Partnerët janë të kyçur në këtë model, kryesisht sepse ata e shohin njëri-tjetrin si shkaktarin e problemit.
Ky model është shumë i dhimbshëm për marrëdhënien, pavarësisht se kush është kërkues dhe kush tërhiqet. Sipas profesor Schrodt:
Një nga gjetjet më të rëndësishme të meta-analizës sonë është se edhe pse sekuenca “gruaja kërkon / burri tërhiqet” ndodh më shpesh, kjo nuk do të thotë se është pak a shumë e dëmshme. Është një shenjë e vërtetë, serioze e shqetësimit në marrëdhënie.
Burimi: spring.org.uk
Hulumtimi: A Meta-Analytical Review of the Demand/Withdraw Pattern of Interaction and its Associations with Individual, Relational, and Communicative Outcomes
Përgatiti: Fon Ilia, Psikolog Klinik – Holistic Coach
CEO – Institute of Body Language Albania

